Paketa Detoks

Kjo pakete eshte ndertuar me qellimin per te pastruar trupin nga toksinat e akumuluara, per te eleminuar ushqime qe shkaktojne inflamacion ne trup, per te ristartuar mireqenien dhe shendetin e trupit tuaj dhe me e rendesishmja, per te lejuar aparatin tretes te pushoje. Pertypja dhe tretja e ushqimit kerkojne 70% te energjise sone per tu asimiluar nga aparati yne tretes dhe konvertuar ne enzima te cilat me pas shperndahen dhe perdoren nga trupi yne ne nje nivel bio-kimik.

Kur trupi nuk shpenzon pjesen me te madhe te energjise tij per te asimiluar dhe tretur ushqimin, arrin ta perdore ate energji per te pastruar vetveten, per tu rigjeneruar, per te prodhuar qeliza te reja me te forta. Fokusi kryesor i kesaj pakete eshte forcimi i imunitetit, optimizimi i shendetit tuaj te cilat rrjedhimisht sjellin dhe renie ne peshe. Promovon energji te shtuar, vitalitet dhe eleminim te problemeve me aparatin tretes.

Every Disease Starts In The Gut – Hippocrates

Paketa Liquid(3-7 dite) – Kjo diete perbehet vetem nga lengje fresketa perimesh- frutash dhe keshillohet te aplikohet per nje detoksifikim intensiv. Kjo eshte menyra ideale per te nisur nje stil jetese te shendetshem. Keshtu eleminoni toksinat dhe ne te njejten kohe e ushqeni trupin tuaj plot me vitamina dhe minerale te cilat ju mbushin me energji. Paketa nuk permban asnje limit ne sasine e lengjeve, madje rekomandohet te konsumohen aq sa ka nevoje trupi juaj.

Paketa Smoothie (6-12 dite) – Kjo diete permban smoothie te cilet perbehen nga fruta, perime, fara, arrore, ereza dhe yndyre te shendetshme. Eshte ideale per persona qe duan te ristartojne shendetin e tyre, por kane nje jete dinamike dhe duhet te kene shume energji gjate dites. Me kete regjim ju pastroni trupin tuaj, ristartoni shendetin pa ulur ritmin tuaj te jeteses, perfshire ketu dhe aktivitetin fizik.

Paketa Pureed (14-30 dite) – Kjo diete konsiston ne konsumimin e ushqimeve qe nuk kerkojne pertypje, te tilla si supe krem, smoothie, lengje te fresketa dhe pure. Ideale per te gjithe ju qe vuani nga fryrja barkut pasi konsumoni ushqim, problemet me aparatin tretes apo intolerance ushqimore. Eshte menyra me e mire per te rigjeneruar dhe ristartuar aparatin tuaj tretes. Shkenca gjithnje e me shume po konfirmon lidhjen mes trurit dhe zorres, dhe rendesine qe ajo ka ne mirefunksionimin e trupit. Sherimi fillon aty.

Paketa Te Individualizuara

Niveli kalorik ne ndjekje te Paketes Detoks percaktohet me nutricionisten ne varesi parametrave tuaj trupor, aktivitetit tuaj fizik si dhe te objektivave tuaja.

Gjate takimit realizohen matjet antropometrike-biometrike te trupit tuaj me Body Composition Monitor Tanita BC-601. Ne baze te rezultateve individuale si dhe bisedes realizuar me nutricionisten percaktohet nje pakete e personalizuar vetem per JU.

PSE GreenOnRepeat

  • Cdo vakt ne paketat e GreenOnRepeat eshte i mirebalancuar ne macro dhe micro nutrient.
  • Cdo jave vjen me pjata dhe receta te larmishme per cdo vakt te sherbyer
  • Ofrojme sugjerime per vaktet te cilat nuk do te jene te perfshira ne paketen tuaj.
  • Marrim ne konsiderate preferencat tuaja ushqimore, duke eleminuar nga paketa ushqime te cilat nuk i preferoni.