Paketa Gjate dhe Post Shtatezanise

Dieta duhur eshte shume e rendesishme per te patur nje shendet te mire, kujdes ky i cili behet edhe me esencial kur ju jeni gjate pritjes se embel si dhe post saj gjate gjidhenies. Krijimi i nje jete te re ne trupin tuaj dhe ushqimi i foshnjes me pas kerkon dyfishin mineraleve dhe vitaminave. Per kete arsye kjo pakete eshte e ndertuar me fokus te larte mbi perimet, frutat, yndyrat e shendetshme si dhe proteine nga burime te sigurta per bebin tuaj.

Trupi gjate shtatezanise eshte i brishte dhe kerkon kujdes te shtuar jo vetem ne ushqimet qe duhen konsumuar por edhe ne ato ushqime qe duhen evituar gjate kesaj periudhe, ndonese nje pjese e mire e tyre bejne pjese ne kategorine e ushqimeve te shendetshme.

Paketa Gjate dhe Post Shtatezanise ju ofron cilesi te larte ne perzgjedhjen e ushqimeve, higjene absolute ne pergatitjen e vakteve, eleminimin e ushqimeve qe mund te demtojne bebin tuaj si peshqit me permbajtje te larte merkuri, prodhimet e detit te pa gatuara, bulmeti i papasterizuar, kafeina, produkte mishi apo veze te pagatuar plotesisht dhe nenprodukte te perpunuar te mishit.

Nje kategori tjeter e ushqimeve te eleminuara ne paketen post shtatezanise jane hudhra, kumbulla, ushqime pikante, fiku, kivi, rrushi.

Pertej kategorive me larte, eleminimi i ushqimeve te procesuara, ushqime teskuqura, sheqerit, miellit te bardhe si dhe yndyrnave te pashendetshme jane celesi per ti ofruar dieten me te paster dhe cilesore bebes dhe vetes suaj per nje shendet optimal gjate dhe pas shtatezanise.

Paketa Te Individualizuara

Niveli kalorik ne ndjekje te paketes gjate dhe post shtatezanise percaktohet me nutricionisten ne varesi parametrave tuaj trupor dhe aktivitetit tuaj fizik.

Gjate takimit realizohen matjet antropometrike-biometrike te trupit tuaj me Body Composition Monitor Tanita BC-601. Ne baze te rezultateve individuale si dhe bisedes realizuar me nutricionisten percaktohet nje pakete e personalizuar e cila ofron me te miren per JU dhe bebin tuaj.

PSE GreenOnRepeat

  • Cdo vakt ne paketat e GreenOnRepeat eshte i mirebalancuar ne macro dhe micro nutrient.
  • Cdo nenprodukt i dritherave eshte integral duke perfshire ketu buken, orizin, makaronat, krepat, ku dy te fundit pergatiten nga shefi yne i kuzhines.
  • Cdo jave vjen me pjata dhe receta te larmishme per cdo vakt te sherbyer
  • Ofrojme sugjerime per vaktet te cilat nuk do te jene te perfshira ne paketen tuaj.
  • Marrim ne konsiderate preferencat tuaja ushqimore, duke eleminuar nga paketa ushqime te cilat nuk i preferoni.