Paketa Standarde

Kjo pakete eshte ndertuar me fokus kryesisht ne nje diete mesdhetare. Historia dhe studimet e njohin ate  si nje nga regjimet ushqimore me te shendetshme per nje stil jetese afatgjate.

Permban te gjithe grupet e ushqimit qe jane te shendetshme per trupin e njeriut pa eleminuar asnje kategori, duke ofruar keshtu nje mori zgjedhjesh mes perimeve, frutave, dritherave, legumeve, arroreve, farave, proteines paster dhe yndyrnave te shendetshme.

Varieteti qe ofron ky stil jetese, e ben ate edhe me te lehte per tu ndjekur dhe mbajtur  afategjate, duke ju lejuar keshtu te fokusoheni dhe ne fusha tjera te jetes.

Si ne cdo regjim ushqimor te shendetshem, eleminimi i ushqimeve te procesuara, sheqerit, miellit te bardhe si dhe yndyrnave te pashendetshme jane celesi per te pare rezultatet e deshiruara.

Dieta Mesdhetare mund te adaptohet shume lehte dhe ne nje diete Pescatarian (person qe nuk konsumon asnje lloj proteine shtazore, pervec prodhimeve te detit).

Paketa Te Individualizuara

Niveli kalorik ne ndjekje te Paketes Standarde percaktohet me nutricionisten ne varesi parametrave tuaj trupor, aktivitetit tuaj fizik si dhe te objektivave tuaja.

Gjate takimit realizohen matjet antropometrike-biometrike te trupit tuaj me Body Composition Monitor Tanita BC-601. Ne baze te rezultateve individuale si dhe bisedes realizuar me nutricionisten percaktohet nje pakete e personalizuar vetem per JU.

PSE GreenOnRepeat

  • Cdo vakt ne paketat e GreenOnRepeat eshte i mirebalancuar ne macro dhe micro nutrient.
  • Cdo nenprodukt i dritherave eshte integral duke perfshire ketu buken, orizin, makaronat, krepat, ku dy te fundit pergatiten nga shefi yne i kuzhines.
  • Cdo jave vjen me pjata dhe receta te larmishme per cdo vakt te sherbyer
  • Ofrojme sugjerime per vaktet te cilat nuk do te jene te perfshira ne paketen tuaj.
  • Marrim ne konsiderate preferencat tuaja ushqimore, duke eleminuar nga paketa ushqime te cilat nuk i preferoni.